Një 52-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në New Jersey, pas goditjes nga një kamion.

Mediat amerikane raportojnë se shqiptari Nuri Kaloshi, i cili teksa ishte duke drejtuar motorin e tij Kawasaki ZX-14, u godit nga një kamion plehrash.Jonathan D. Lacher po drejtonte kamionin që u përplas me motorin e Kaloshi në rrugë.

Akoma nuk është dhënë një dënim për drejtuesin e kamionit, pasi nuk është përcaktuar se kush kishte dritën jeshile dhe kush e kishte të kuqen në kryqëzim kur ndodhi përplasja.
Kaloshi ishte i apasionuar pas motorave të shpejtë dhe në postimet e tij në rrjetet sociale bie në sy kjo gjë.

Djali i viktimës, Kevin ka bërë një postim prekës në Facebook, ku mësohet se viktima vetëm dy javë më parë kishte ardhur në Shqipëri për të përcjellë në banesën e fundit nënën e tij.

“Për këdo që e lexon këtë, më thyhet zemra të njoftoj se më 17 shkurt 2020, babai im Nuri Kaloshi u përfshi në një aksident shumë shkatërrues të motorëve rreth orës 3 të mëngjesit në Rt. 17.

Ai për fat të keq humbi jetën. Babai im gjithmonë do të mbahet mend dhe gjithmonë do të dashurohet.

Unë të dua shumë Babi dhe e di që po na shikon të gjithëve ne si engjëll që je. Pushofsh në paqe Babi dhe pushoni me Nanën”, ka shkruar ai në profilin personal.

Artikulli paraprak1 VIT SHËNDETI
Artikulli tjetërPROKURORI BELG VJEN NË TIRANË PËR LUFTËN KUNDËR KRIMIT DHE PASTRIMIN E PARAVE