Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, me Ministren e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, kanë marrë pjesë në një takim me gratë përfituese nga programi i ri i mbështetjes me sigurime shoqërore dhe shëndetësore në qarkun e Shkodrës. Manastirliu theksoi se ky program do të fuqizojë të gjitha nënat me shumë fëmijë, ku vitet e përkujdesit të fëmijëve do të njihen si vite pune.
Ministrja Elisa Spiropali, e ka konsideruar këtë politikë sociale si mbështetje dhe vlerësim për të gjitha nënat me shumë fëmijë.
Pas nismës së Këshillimit Kombëtar, qeveria miratoi programin e mbështetjes për nënat e papuna me tre apo më shumë fëmijë të mitur, si një paketë mbështetëse që garanton mbrojtje sociale të barabartë, mirëqënie sociale, mbrojtje të rolit të gruas dhe fuqizimin e saj brenda familjes.