Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të marte në Sarandë, në vendin e quajtur “Ura e Çukës”, ku dyshohet se një person është vetëmbytur në lumin e Bistricës, trupi i të cilit ende nuk është gjetur.
Shtetasi B.R., 55-vjeç dyshohet se është hedhur në lumë, e më pas e ka marrë rrjedha e lumit në drejtim të detit dhe trupi i tij ende nuk është gjendur.
Policia e Sarandës bashkë me Shërbimet e Policisë Kufitare kanë filluar kërkimet për gjetjen e tij dhe për të zbuluar më tepër rreth ngjarjes.