Pas Lumnimit të Vinçens Prennushit me 37 shokë martirë, një tjetër ngjarje e rëndësishme për kishën në Shqipëri, jubileu i “550 vjetorit të shpernguljes së Zojës së Këshillit të Mirë në Gennazano”.

Për kremtimin e kësaj ngjarje në menyrë sa më dinjitoze, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë së shpejti do të publikojnë kalendarin e aktiviteteve për nder të Zojës, që nisin së pari me publikimin e logos. Logoja është konceptuar që të perçojë së pari idenë e lashtësisë shekullore të pranisë së Zojës në trojet tona. Trashëgimia është një aset shpirtëror rrenjësor i thellë në popullin tonë që dukshëm shfaqet në këtë lidhje amnore.

Në logo dallohet imazhi i Zojës së Shkodrës, pikturë kjo që mbart një histori me vete në mesin e një historie marterizimi, lufte për mbijetesë që vendi ynë ka jetuar. Historia është rrotulluar brenda një rrethi vicioz të ngritur nga sisteme të ndryshme për të shuar këtë përshpirtëri ku sublimon dashuria dhuruese, që simbolikisht paraqitet nga ngjyra e kuqe si shenjë e gjakut të derdhur të martirëve, duke u shndërruar kësisoj në aureolë të madheshtisë dhe të lumnisë së Kishës në Shqipëri.

Artikulli paraprakLAGJJA “SKËNDËRBEG”, PA UJË DHE INFRASTRUKTURË
Artikulli tjetërSTRASBURGU REFUZON PËR HERË TË DYTË KANDIDATET SHQIPTARE