550 vjetori i vdekjes së Gjrgj Kastriot Skënderbeut është përkujtuar në shkollën e muzikës “Prenkë Jakova” në Shkodër. Përmes një aktiviteti artistik, koncerti ka vijuar në sallën “Gjan Kapidani”. Përveç koncertit në emër të 550 vjetorit të heroit tonë kombëtar, këtë ditë shkolla e muzikës ka festuar edhe 57 vjetorin e saj të krijimit, duke patur dy raste në një ditë. Koncerti është parashikuar në planin vjetor të shkollës.
Në koncert janë interpretuar krijimtari nga opera “Skëndërbeu” e Prenkë Jakovës dhe e Antonio Vivaldit, arie, korale për fëmijë e më gjerë. Në këtë koncert është bërë edhe promovimi i korit të shkollës, i cili nga sot ka marrë një emër të ri, kori “Lukë Kaçaj”, një emër i mad hi muzikës në Shkodër.
Koncerti i shkollës së muzikës impresionoi të gjithë sallën “Gjon Kapidani”, e cila ishte e mbushur si asnjëherë më parë duke dëgjaur interpretimet e jashtëzakonshme të emrave të mëdhenj të muzikës.