Kisha katolike ka zbardhur kalendarin e aktiviteteve në kuadër të 550 vjetorit të shpernguljes së Zojës së Këshillit të Mirë në Genazzano”.
Në një konferencë për shtyp, Famullitari i Shkodrës Dom Artur Jaku, e ka cilësuar këtë ngjarje të rëndësishme për mbarë kombin. Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër – Pult Mons. Angelo Massafra, ka përcjellë lajmin se Papa Françesku emëron të Dërguarin e tij të Veçantë në Shenjtëroren Kombëtare të Shkodrës për 550 vjetorin e ardhjes së Zojës së Shkodrës në Genazzano. Por Massafra lutet që festa e zojës së këshillit të mirë, të shërbejë si një mesazh paqeje për të gjithë edhe për klasën politike. Janë një sërë aktivitetesh të cilat do të organizohen në Shkodër duke nisur me
• Konferencë Shkencore Ndërkombëtare, e shtunë 22 prill 2017, ora 9:oo tek Seminari Ndërdioqezan në Shkodër.
• Treditëshi i “Zojës së Këshillit të Mirë”, 23-25 prill 2017, ora 18.oo, në Shenjtëroren e Zojës së Bekuar.
• Inaugurimi i kuadrit të “Zojës së Këshillit të Mirë”, 25 prill 2017, ora 10:00 në Seminarin Ndërdioqezan.
• Shtegtim nga Katedralja tek Shenjtërorja 25 prill ora 17.oo dhe Mesha Shenjte tek Kisha e Zojës në ora 18.oo.
• Mesha Solemne më 26 prill ora 10.oo. 2017, tek Shënjtërorja e Zojës së Këshillit të Mirë.
Meshën do ta udhëheqë i dërguari i Selisë së Shenjtë, Kardinali Franc Rodè.