Urgjenca njoftoi se 4 jetë të humbura dhe 551 të plagosur është bilanci tragjik i një muaji më parë në të gjithë vendin tonë.

“Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, drejtimi i mjetit tej normave të lejuara, apo edhe përdorimi i telefonave gjatë drejtimit janë shkaqet kryesore që kanë ndërprerë në mes jetën e 14 qytetarëve.

Nisur nga kjo dhe numri në rritje edhe i aksidenteve me pasojë vdekjen apo edhe atyre me rrezikshmëri të lartë për jetën, Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore, në vijimësi ju këshillon dhe publikon mesazhe sensibilizuese për të rritur ndërgjegjesimin qytetar.:

Është më mirë të arrini gjysëm ore me vonesë, sesa mos të mbërrini në destinacion!
Edhe në muajin tetor, numrin më të lartë të aksidenteve e regjistron qarku i Tiranës me 264 të tillë, nga 565 aksidente që janë regjistruar në të gjithë Shqipërinë.

Aksidentet sipas qarqeve:
Tiranë: 264 aksidente.
Durrës: 36 aksidente.
Berat: 30 aksidente.
Elbasan: 46 aksidente.
Fier: 39 aksidente.
Gjirokastër: 11 aksidente.
Korçë: 27 aksidente.
Kukës: 10 aksidente.
Lezhë: 19 aksidente..
Shkodër: 19 aksidente.
Vlorë: 62 aksidente.
Dibër: 1 aksident.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore bën të mundur kontrollin dhe monitorimin në kohë reale në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.Telefono 127

Artikulli paraprakAEROPORTI MERR URDHËR:” KTHENI MENJËHERË MBRAPSHT SHQIPTARËT’
Artikulli tjetërPAS LIRIMIT TË ALVINIT,BASHA: TRAGJEDIA S’KA MBARUAR, TË SHPËTOHEN FËMIJËT E TJERË NGA SIRIA