Është përkujtuar 556 vjetori i Zojës së Këshillit të Mirë. Në kishën e Zojës në hyrje të qytetit të Shkodrës u kremtua mesha e shenjtë nga arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra ndërsa të pranishëm ishin edhe ipeshkvinjtë e Shqipërisë. 556 vjetori i Zojës së Këshillit të Mirë këtë vit përkon edhe me 30 vjetorin e ardhjes së Papa Gjon Pali II në Shqipëri. Arqipeshkëvi Massafra nisur nga shpopullimi i vendit por edhe shqetësime të tjera sociale në fjalën e tij tha se ka ardhur momenti që të guxojmë për të marrë në dorë atë që na takon dhe të mos presim të tjerët për të zgjidhur problemet që kemi.
Festa e Zojës së Këshillit të Mirë festohet prej 556 vitesh që nga momentin kur sipas gojëdhënave rreth vitit 1467 figurja e Zojës u shkëput nga muri i Shenjtërores rrëzë Kalasë Rozafa për të mos rënë në duart e pushtuesve. E mbartur nga engjëjt, mbështjellë prej një reje – vijon gojëdhëna- u ndalua në Gjenecano, afër Romës, vend ky që u kthye në një peligrinazh për besimtarë nga mbarë bota.