Një 56 vjeçar nga qyteti i Shkodrës ka plagosur me thikë gruan, ka dhunuar vajzën duke thyer kështu urdhërin e Mbrojtjes lëshuar nga Gjykata.Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, Gjergji ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij 16 vjeçe dhe ka plagosur me thikë bashkëshorten.
Kjo e fundit ka marrë mjekimin e duhur në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Dhunë në familje”.