Për një javë (9 -16 tetor) janë shënuar 57 viktima nga COVID në vendin tonë. Shifra më e lartë ditore e viktimave këtë javë është shënuar me 15 tetor, kur kanë ndërruar jetë 10 qytetarë, kurse më e ulëta sot me 3 humbje jete.
Sa i përket të shtruarve në spitale numri i tyre ka ardhur duke u ulur gjatë mesit të javës, por është rritur sërish ditën e sotme. Në mesin e viktimave dominojnë moshat e mesme, ndërsa kryesojnë të moshuarit. 95% e viktimave janë të pavaksinuar kanë deklaruar më herët ekspertët e Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Tirana vijon të mbaje numrin më të lartë të infektimeve me 3036 te tillë, e ndjekur nga Durrësi me 745, Fieri 663 dhe Shkodra me 502.