6-7% e të rinjve në Shqipëri përdorin drogë,bie kërkesa për alkool e duhan

Përdorimi i substancave psiko-aktive ilegale tek grupmoshat e reja në Shqipëri është rritur me 50%. Kjo rritje konfirmohet nga studimi i Institutit të Shëndetit Publik për vitin 2016. Ervin Toçi, specialist në ISHP-së, shprehet se përdorimi i alkoolit dhe duhanit tek të rinjtë është ulur, ndërsa konsumi i drogave të forta ka tendencë në rritje. Eksperti i ISHP veçon kujdesin e prindërve dhe performacën e dobët në shkollë, si faktorë që ndikojnë në konsumin e substancave narkotike tek të rinjtë. Ndërsa përdorimi në rritje i kanabisit nga grupmoshat e reja krahasuar me 6 vite më parë, lidhet me lehtësinë për ta gjetur atë. Sipas studimit të ISHP rreth 6 -7 % e të rinjve në Shqipëri përdorin drogë duke filluar nga më të lehtat, si tymosja e hashashit, e deri tek kokaina, heroina, etj. duke u kthyer në shqetësim serioz për shoqërinë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA-LUFTETARI NDAHEN NE BARAZIM 2-2
Artikulli tjetërHAJDUTI SHQIPTAR , ÇMENDURI NË RRUGËT E ITALISË