Gjashtë adoleshentë janë therur brenda 90 minutave në një tjetër nate dhune në rrugët e Londrës.

Një djalë 13-vjeçar ishte mes viktimave të katër sulmeve me thikë, të cilat ndodhën ndërsa protestuesit ishin mbledhur në kryeqytet për të tubuar kundër vdekjeve të të rinjve.

Më herët, deputeti David Lammy i Totenham, tha se dhuna në Londër ishte “më e keqja që unë kam parë ndonjëherë”.

Turmat u mblodhën në stacionin Hackney Central në lindje të Londrës të enjten, afër vendit ku 18 vjeçari Izrael Ogunsola u ther për vdekje natën e kaluar.

Dy prej adoleshentëve janë në gjendje të rëndë ndërsa të tjerët po trajtohen duke qenë se kanë marrë lëndime të lehta.

Artikulli paraprakSHKODËR, ORGANIZOHET TRYEZA E RRUMBULLAKËT PËR PARANDALIMIN E KRIMIT TEK TË RINJTË
Artikulli tjetërEKSTRADOHET NGA SHBA VRASËSI SHQIPTAR