Është periudha më e bukur e vitit dhe një nga elementet kryesore të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri janë filmat festivë. Ku ka më mirë sesa ditët t’i kalosh këto ditë pushimi duke rikujtuar filmat që kanë shënjuar fëmijërinë dhe adoleshencën ose pse ju duke i parë për herë të parë me familjen apo miqtë. Ndaj më poshtë, po ju sjellim disa prej tyre.
Home Alone
Filmi legjendar i Krishtlindjeve me të cilin nuk mërzitemi asnjëherë sado vite të kalojnë! Kevin, ishte roli që i dhuroi famën Macaulay Culkin. Ai harrohet në shtëpi nga prindërit e tij dhe kërcënohet nga rreziku i hajdutëve. Se si përfundon filmi, besojmë se e mbani mend, e nëse jo, shiheni edhe njëherë. Nuk bën dëm, pa Kevin, s’ka Krishtlindje!
Frozen II
Këto kukulla tepër të bukura dhe argëtuese që mund t’i shihni bashkë me familjen, do t’ju bëjë të harroni problemet tuaja të përditshme dhe të filloni të besoni sërish e dashuria, miqësia dhe magjia. Elsa duhet të nisë një udhëtim të rrezikshëm për të shpëtuar mbretërinë e saj. Ajo shoqërohet nga skuadra e saj e ëndrrave: motra e saj Anna, i dashuri i saj Kristoff, dreri tij Sven dhe i mrekullueshmi dhe i vetmi njeri bore i gëzuar, Olaf.
White Christmas
White Christmas tregon historinë e katërshes muzikore Bob Wallace (Bing Crosby), Phil Davis (Danny Kaye), Betty (Rosemary Clooney) dhe Judy Haynes (Vera-Ellen) për të kryer një shfaqje Krishtlindjesh në Vermont.
“Natale a Miami”
Asnjë festë fundviti s’duhet të kalojë pa parë të paktën një film nga Massimo Boldi dhe Christian De Sica. Ndodhitë e tyre të Krishtlindjeve i bëjnë edhe më të bukura pushimet tona!
How the Grinch Stole Christmas
A festohen Krishtlindjet pa parë Grinchin?! Jim Carrey solli në jetë personazhin që do të shënonte në kinematografi. Edhe Grinchi, e ka të pamundur të mos dorëzohet tek dashuria dhe lumturia e Krishtlindjeve.
Elf
Ky film është ndër klasikët që padyshim ia vlen të shikohet vit pas viti dhe gjithë familja do të citojë batutat e tij, edhe shumë kohë pasi ta keni parë.