6 Maji dita boterore e Melanomës e quajtur ndryshe sëmundja e kancerit në lëkurë eshte shoqeruar me nje aktivitet sensibilizues nga Drejtoria e Shendetit Publik ku për qytetarët u shpërndanë edhe broshura.

Duke demostruar se cilat jane pasojat e kësaj sëmundje mjekët folën edhe lidhur me shkaqet e saj. Mjekët kanë dhënë edhe këshillat e mosekzpozimit të tepruar ndaj rrezeve ultraviolet Melanoma është një nga llojet më të rrezikshme të kancerit të lëkurës.Ajo zhvillohet në qelizat prej të cilave prodhohet melanina, pigmenti që përcakton ngjyrën e lëkurës sonë.Shkaku i Melanomave nuk është i qartë , por ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet të diellit apo solarëve rrisin shumë rriskun e zhvillimit të këtij lloj kanceri . Melanomat mund të zhvillohen kudo në trup, por më shpesh në zonat që kanë përqindje më të lartë ekspozimi në diell, si shpina,këmbët ,krahët dhe fytyra.Mjekët thonë se nëse kjo sëmundje nëse kapet në kohë mund të kurohet.

Artikulli paraprakSHKODËR, ORGANIZOHET FORUMI “DHUNA NË FAMILJE, TRAJTIM I DHUNUESVE”
Artikulli tjetërTË RINJTË E ARSIMIT PROFESIONAL SHFAQIN PUNËT E TYRE