6 maji, dita e luleve sic njihet nga një pjesë e mirë e popullsisë shqiptare u festua në një formë të vecantë në Bushat.
Nen tingujt e ansamblit kombetar, si dhe mjeshtrit të muzikës shkodrane, Bujar Qamili dhe këngëtares Alma Velaj, ky vit ka qene ndryshe, ne festen tradicionale te kesaj zone ne Bashkine Vau Dejes.
Nuk kishte si të mungonte as Panairi “Agro Trade”i cili është kthyer tashmë një traditë e përvitshme e prezantimit të prodhimeve të zonës.Kryetari i bashkisë Vau Dejës Zef Hila, ka uruar të gjithë banorët për këtë festë që këtë vit merr përmasa të mëdha duke shprehur gjithashtu mbështetje në fushën e agrikulturës tek të gjithë fermerët.
Ndërkohë e pranishme në këtë aktivite ishte përfaqësuesja e Delegacionit të Bashkimit Europian Nadia Kyuchukova e cila ftoi të gjithë fermerët që të aplikojnë në mundësitë e dhëna nga grantet e projektit IPART pasi do përfitojnë subvencione .
Nën shijimin dhe vlersimin e prodhimeve morën pjesë edhe përfaqësues biznesi duke I dhënë një gamë të gjerë këtij panairi