HAPET PANAIRI I PËRVITSHËM, “AGROTRADE BUSHAT” EKSPOZOHEN PRODHIME TË ZONËS. 6 maji, dita e luleve siç njihet nga një pjesë e mirë e popullsisë shqiptare, u festua në në një formë të veçantë në komunën e Bushatit, e cila feston edhe festen e komunes. Panairi “Agro Trade” është bërë tashmë një traditë e përvitshme e prezantimit të prodhimeve të zonës.

Kryetari i Komunes Bushat, Zef Hila, si i zoti i shtepise ne kete aktivitet masiv, ka uruar te gjithe banoret per festen e komunes si dhe ka renditur disa prej arritjeve dhe investimeve ne kete zone te cilat do te vijojne te jene pjese e zhvillimit te kesaj zone. I pranishem ne kete takim, Kryetari I Keshillit te Qarkut te Shkodres Maxhid Cungu, eshte shprehur se kjo zone, fale punes se pa lodhur, ka arritur qe te njihet ne mbare arenen kombetare e me gjere me produktet e tyre. Kryetari i Grupit te Punes se Partise Demokratike ne kete zone, Gjoke Uldedaj, u ndal tek marka e produkteve “Agrotrade Bushat”, ku tashme me me dimensionin e ri te kesaj zone, do te kete akoma me teper zhvillim. Në shijimin e vlerësimin e prodhimeve të zonës së Bushatit morën pjesë edhe përfaqësues biznesi nga Mali i Zi e Kosova, duke I dhene nje game me te gjere ketij panairi.

Artikulli paraprak6 MAJI, BASHKIA AKTIVITETE TË SHUMTA
Artikulli tjetërTRADITA E SHKODRANËVE ME LULET