6 gra kanë përfunduar në spital si pasojë e nje reaksioni elergjik. Lajmi jepet nga policia e Shkodrës e cila thotë se gratë punonin në një rrobaqepesi.
Pasi kanë marrë mjekim në spital, gratë janë dërguar në banesë me përjashtim të njërës, e cila vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.
Në një biznes privat në Shkodër, një grua 44- vjeçare ka pësuar dëmtime në dorë, ndërsa janë referuar në prokurori materialet për administratorin e kompanisë.
Më poshtë, njoftimet e policisë së Shkodrës për këto dy ngjarje.
“Më datë 30.04.2018, gjatë ditës, në lagjen “Skenderbeg”, duke punuar në rrobaqepësinë pranë një shoqërie, 6 punonjëse kanë pësuar një reaksion alergjik, të cilat pas mjekimit në spital u larguan në banesa, ndërsa njëra prej tyre po merr ndihmë mjekësore në spital, pa probleme për jetën. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për ndjekje të mëtejshme.”
“Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, për një fabrikë private , me qendër në Shkodër dhe administrator shtetasin A.Xh., pasi dyshohet se në ambientet e kësaj fabrike, shtetësia P.A., vjeçe 44, banuese në Shkodër, duke punuar ka pësuar dëmtime fizike në dorë, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekut.”.