Protesta e 16 Shkurtit do të jetë më madhështorja që është organizuar ndonjëherë nga opozita. Kështu deklaroi deputetja e Partisë Demokratike Izmira Ulqinaku e cila nënvizoi se nuk do të ketë kthim pas deri në rrëzimin e Edi Ramës dhe shporrjes së klikës së tij në pushtet
Deputetja Ulqinaku shprehet e bindur që opozita po përgatitet për zgjedhje të parakohëshme
Ulqinaku nuk është e sigurt se si do të funksionojë kjo protestë, pasi do të jenë qytetarët ata që do të vendosin
Ka një sërë arsyesh që qytetarët shqiptarë duhet të dalin në protestë dhe të tregojnë qeverisë se ato nuk kanë më besim u shpreh Ulqinaku
Nga Shkodra pritet që të ketë pjesmarrje masive
Sipas opozitës protesta do të jetë radikale dhe se do të jenë qytetarët ata që do të përcaktojnë kohëzgjatjen e saj, dhe nëse duan ta rrëzojnë këtë maxhorancë qeverisëse