Gjashtë personat e arrestuar në Vlorë gjatë operacionit të koduar “Lulet e Pranverës” do të jenë të parët që do të procedohen penalisht sipas marrëveshjes së re midis Shqipërisë e Italisë.

Bilbil Kabello, Kujtim Elmazi, Luka Beqiraj, Kristjan Llanaj, Denis Pashaj dhe Arbnor Xhimaj, do i nënshtrohen fillimisht procedurave të ekstradimit në Itali, pasi gjykata e Leçes,

i ka proceduar për trafik të lëndëve narkotike, pjesëmarje në organizatë kriminale, bashkëpunim në krim dhe mbajtje e paligjshme e drogave.

Për këtë ata fillimisht do të gjykohen nga gjykata e Vlorës për kërkesën e estradimit që ka ardhur nga Prokuria e Lecce-s.

Por, më pas 6 anëtarët e bandës italo-shqiptare të trafikimit të drogës nuk kanë për t’u ekstraduar në Itali.

Sipas marrëveshjes midis dy vendeve këta pjesëtarë të bandës që u kapën në Shqipëri do të gjykohen këtu, nga drejtësia shqiptare, ndërsa pjesëtarët shqiptarë të bandës që u kapën në Itali do të gjykohen nga drejtësia e shtetit fqinj.

Arrestimi i këtyre personave është kryer nëpërmjet një vendimi të gjykatës së Lecce-s, i cili është ekzekutuar në 12 shkurt 2019 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit.

Policia italiane në bashkëpunim me palën shqiptare kanë goditur të marten katër grupe kriminale të trafikut të drogës në të dyja anët e Adriatikut duke lëshuar 27 urdhër arreste, 21 për shqiptarë dhe 6 për italianë. Deri tani janë prangosur 20 persona, ndërsa në kërkim janë 7 të tjerë.

Gjashtë shqiptarë u arrestuan në Vlorë, gjashtë në Itali, një është në burg në Shqipëri (i kapur në 2017) dhe tjetri në Malin e Zi, ndërsa shtatë janë në kërkim duke e dërguar numrin në 21.

Përsa i përket italianëve që janë të përfshirë, katër janë arrestuar sot përtej Adriatikut, ndërsa dy janë në burg në Shqipëri, pasi u kapën në 2017.

Operacioni ‘Lulet e Pranverës’ ka qenë i shtrirë në Shqipëri në disa qytete, në Durrës, Vlorë dhe në Lezhë, ndësa janë dokumentuar katër raste të trafikut. Gjithsej janë sekuestruar në të dyja vendet mbi 3.3 ton kanabis. Në Itali operacioni është zhvilluar në Calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili dhe Lombardi. Hetimet kanë zgjatur dy vite.

Nje ndër krerët e grupit kriminal me bazë në Vlorë dhe që trafikonte drogë në drejtim të Italisë ishte Fatmir Xhelili. Në vendimin e Gjykatës së Leçes, thuhet se Xhelili është përgjegjës për të paktën katër episode të trafikun të drogës, ku në total përllogaritet sasia prej 2.8 ton.

Anëtarët e këtij grupi kriminal flisnin në mënyrë të koduar ku drogën e qunin me emrin “Goma Michelin”. Në rast se ata kërkonin drogë, e thoshin troç në telefona “…dua të blej goma për furgonin, nga ato Michelin…”, dhe më pas vijon me përcaktimin e pazarit të drogës, ku vetëm në një rast një sasi prej 15 kg lëndë narkotike është shitur me cmimin 22 mijë euro.

Por linjat e koduara të komunikimit të trafikantëve ishin zbërthyer nga skuadrat e hetimit të prokurorisë së Leçes, të cilat kishin rënë në gjurmë të trafikut të drogës, që këta njerës bënin nga Shqipëria në Itali.

Por ndryshe nga grupet e tjera të arrestuara, ky grup me qëndër në Vlorë, dhe që drejtohet nga Fatmir Xhelili, ka vijuar aktivitetin e trafikut të drogës, edhe pasi në burg ka rënë organizatori Fatmir Xhelili.Ky i fundit ka mobilizuar vëllain Erion Xhelili dhe gruan e tij Isida Xhelili, duke i dhënë detyra nga burgu, se si duhet të vepronin për trafikun e drogës.

Xhelili merr rolin e nxitësit, duke u bërë iniciator i frupit, dhe marrë rreth vetes pjestarët e tjerë. Xhelili premton futjen e sasive të tjera të drogës në territorin shqiptar dhe mbikqyr të gjithë aktivitetin e drejtuar nga ai,duke marë funksione vendimtare.

Madje sipas materialit që disponon gazeta Xhelili edhe nga burgu nga burgu, jepte direktiva në lidhje me dorëzimet e drogës, në mbledhjen e marijuanës dhe rekuperimit të të ardhurave financiare.

Fatmir Xhelili rregullisht drejtonte personalisht importimet dhe kordinonte punën e pjestarëve të tjerë, në lidhje si me furnizimet, ashtu edhe me aktivitetin e shpërndarjes.

Në episodin e trafikut të parë të drogës nga Shqipëria në Itali, Fatmir Xhelili,ishte pronari i substancës narkotike të fshehur në Leçe, organizonte transaksionin e pjesës prej 15 kilogram, marijuanë në Messina,duke u kujdesur pesonalisht për transportin e substancës narkotike ndihmuar nga Kujtim Elmazi,Ajet Çepaj që bënte stafetën.

Ndërkohë në episodin e dytë të trafikut të drogës vëllezërit Isufaj ishin fumizues të pjesës së substancës narkotike për ta importuar nëpërmjet detit në territorin salentino, Fatmir Xhelili pagonte çmimin për blerjen e gomones për ta përdorur për të transportuar drogën.

Ndërkohë episodin e tretë Fatmir Xhelili ishte pronari i substancës narkotike të fshehur në Leçe. Ai ndiqte mjetin e ngarkuar me drogë, bashkë me Ajet Cepaj, që nuk arrinte në Siçilia, pasi bllokohet më parë nga policia gjyqësore që arreston korrjerin Kujtim Elmazi.

Gjithashtu në trafikimin e 2.715 kg drogë në datën 8 shtator 2016, pronari i drogës të trafikuar në rrugë detare dhe të fshehur në Leçe,merrte pjesë aktive në fazat e zbarkimit të drogës e kujdesej për fshehjen në një shtëpi në periferi të Leçe, në rrugën “Lo Papa”.

Sipas hetimeve Fatmir Xhelili drejtonte çdo fazë përgatitore në realizimin e importimit duke mbajtur personalisht edhe kontaktet në Shqipëri në lidhje me gadishmërinë e substancës narkotike, kujdesej personalisht për fazat e dorëzimit të pjesëve me drogë të korrierëve të ndryshëm që vinin nga rajone të ndryshme italiane.

Erion Xhelili vëllai i kreut të grupit kriminal Fatmir Xhelili, pas arrestimit të tij në 8 shtator 2016, ngarkohej nga i vëllai I burgosur për shpërndarjen e pjesës tjetër të substancës narkotike dhe rekuperimin e të ardhurave financiare.

Pjesë e këtij grupi kriminal që trafikonte drogë është dhe gruaja e kreut të grupit Fatmir Xhelili. Pas arrestimit të tij, ajo merte direktiva gjatë takimeve që kryente në burg me burrin dhe ai e njoftonte në trafiqet që duhet të kryheshin në vijim

Artikulli paraprakKAPEN 128 KG MARIJUANË NË KUFIRIN E GJELBËR ME GREQINË, PRANGA SHQIPTARIT
Artikulli tjetërKKP SHKARKON NGA DETYRA PROKURORIN E DOSJES SË DRITAN DAJTIT