Policia e Shkodrës “Plan masash” në fundjavë për rritjen e parametrave të sigurisë.
Në zbatim të këtij plani masash, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka angazhuar shërbime të Qarkullimit Rrugor, Patrrullat e Përgjithshme, Sektorët për Narkotikët e Trafiqet e Paligjshme, Krimin Ekonomik dhe Krimet e Rënda. Gjatë fundjavës janë arrestuar 6(gjashtë) shtetas. Persona në kërkim të kapur dhe ndaluar si dhe të arrestuar në flagrancë për tendenca të ndryshme si më poshtë: •3(tre) shtetas të shpallur në kërkim për tendenca të ndryshme kriminale. •1(një) shtetas për “Vjedhje në bashkëpunim”. •1(një) shtetas për “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. •1(një) shtetas për “Drejtimi i mjetit në gjëndje të dehur apo pa dëshmi”. -Nga shërbimet e kontrrollit të territorit janë: •kontrrolluar 2(dy) lokale të ndryshme •verifikuar dhe shoqëruar 24(njëzet e katër) persona •verifikuar 232(dyqind e tridhjetë e dy) automjete •plotësuar 487(katërqind e tetëdhjetë e shtatë) masa administrative për shkelje të ndryshme Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale , 1050(njëmijë e pesëdhjetë) paket cigare të markave të ndryshme. Policia e Shkodrës po vijon për punën me intesitet të lartë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në territorin që mbullon.