Kufjet janë bërë tashmë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë. Por sipas hulumtimeve, përdorimi i tepërt dhe jo i duhur i tyre shkakton probleme me dëgjimin. Nëse keni vënë re se jeni bërë i ndjeshëm ndaj tingujve të caktuar, si:
Nuk dëgjon tone të larta,
Tingujt duken të mbytur,
Keni vështirësi të kuptoni një bisedë kur rreth jush ka zhurmë,
I kërkoni dikujt të përsërisë atë që ju tha,
Flisni me zë më lartë
Dëgjoni zhurmë në veshët tuaj
Kjo do të thotë se keni dëmtuar dëgjimin.
Këto probleme nuk prekin vetëm të moshuarit. Sipas një studimi rreth 80% e të rinjve midis moshës 13 dhe 18 vjeç dëgjojnë shpesh muzikë me zë të lartë, për të paktën tre orë në ditë (si dhe një numër i madh i njerëzve të moshuar), kjo ndikon në nervin e dëgjimit dhe një pjesë të veshit të brendshëm.