Tiranë, 6 të rinj përleshen me armë, katër arrestohen

Katër shtetas janë arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Në pranga përfunduan shtetasit Shkëlzen Hajdaraj, 24 vjeç, Sali Vogli, 33 vjeç, Erlis Duka, 27 vjeç dhe Amarild Mumajesi, 30 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit B.V., 30 vjeç dhe D.S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 01:10, në rrugën “Brigada e VIII”, të ndarë në dy grupe, për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht dhe me armë me njëri-tjetrin. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ” ,” Prishja e qetësisë publike” dhe ” Moskallëzimi i krimit “.

Artikulli paraprakIU REFUZUA AZILI,ARRATISET SHQIPTARI, POLICIA GJERMANE NE KERKIM TE TIJ
Artikulli tjetërRAMA:ADMINISTRATA KA PARAZITË QË S’UA KËRCET PËR QYTETARËT