Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc të vatrave të zjarrit në vend, ku 6 janë aktive dhe me intensitet të ulët pa rrezikshmëri për njerëz dhe banesa duke u pasur nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.

Në vatrat në Majën e Rrunës dhe një vatër në Malet e Tërbunit në Pukë po ndërhyhet nga ajri për shkak të terrenit të vështirë.

Gjatë natës janë riaktivizuar dy vatra zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Efektivë të FA, të zjarrfikëses, shërbimit pyjor e bashkisë po punojnë për shuarjen e flakëve.

Zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë është riaktivizuar, duke djegur sipërfaqe pyjore me shkurre dhe dushqe. Aktualisht vatra vazhdon me intensitet të ulët dhe strukturat janë në ndjekje të situatës.

Në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës, zjarri vijon të jetë aktiv, por me intensitet të ulët. Ditën e sotme ka filluar përsëri operacioni nga ajri dhe me forcat në terren. Situata është në monitorim.

Po ashtu një zjarr ka rënë në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha në fshatin Mbreshtan, bashkia Kolonjë. Zjarri është shumë larg nga zona e banuar dhe nuk paraqet rrezikshmëri, ndërsa situata është në ndjekje.

Operacioni nga ajri ka vijuar sot edhe në vatrën e ndezur në një sipërfaqe pyjore me shkurre e pisha, në malin e Tërbunit, bashkia Pukë.

Dy vatra aktive zjarri vijojnë të jenë edhe sot, në një sipërfaqe pyjore me dushqe dhe shkurre, por me intensitet të ulët në fshatin Radat, bashkia Dropull. Edhe aty ka filluar sërish operacioni për shuarjen e flakëve.

Artikulli paraprakVAKSINIMI I DETYRUESHËM PËR TË MARRË PJESË NË AUDITORE, SHKOLLA E MAGJISTRATURËS BËHET INSTITUCIONI I PARË QË VË KUSHT VAKSINËN ANTI-COVID
Artikulli tjetërMASSAFRA: ZJARRËVENIA KRIM KUNDËR NATYRËS