Një djalë 6 vjeçar është arrestuar nga policia pasi qëlloi mësuesen në Virxhinia, SHBA.
Të shtënat ndodhën pak pas orës 14:00 me orën lokale në shkollën fillore Richneck në qytetin e Newport News.
Është e paqarte se si fëmija mori armën, por sipas hetuesve incidenti nuk ishte nga të shtëna aksidentale.
Mësuesja, rreth të 30-ave, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ka mbetur e plagosur rëndë dhe është në rrezik për jetën. Ajo u dërgua në një spital lokal dhe po monitorohet nga afër nga mjekët.
Ngjarja ndodhi në ambientet e klasë së parë pas një sherri mes fëmijës 6-vjeç dhe mësueses.