Në 10- vjeçarin e fundit, ka emigruar rreth 60% e popullsisë në njësinë administrative Bërdicë, në bashkinë Shkodër. Këto shifra I ka bërë të ditura Bilal Alia, përgjegjës në këtë njësi administrative ndërsa thekson se shkak për emigrimin e banorëve në masë kanë qenë edhe dëmet e shkaktuara në kulturat e ndryshme bujqësore si shkak I përmbytjeve. Pasoja këto të cilat kanë dhënë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e familjeve në këtë zonë.

Bilal Alia tregon se e vetmja mënyrë për të penguar banorët që jetojnë në këtë zonë të emigrojnë është vetëm dëmshpërblimi I dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet, në mënyrë që ato të rimëkëmben ekonomikisht.

Bërdica eshte nje nga njësitë që ka një numër të lartë të banorëve që kanë emigruar në 10 vitet e fundit

 

Artikulli paraprakDRAMA “PJATA PREJ DRURI”, NË SKENË NGA NXËNËSIT E POSTRIBËS
Artikulli tjetërMBETURINA TEK VARREZAT E DËSHMORËVE