Këtë të hënë Amarilda Leka, e akuzuar për mashtrimin në vlera të mëdha monetare u la në msë ‘arresti me burg’ nga Gjykata e Tiranës, pasi mori 60 mijë euro për të nxjerrë nga qelia të dënuarin për gjakmarrje, me premtimin se ishte pjesë e stafit të Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Sipas hetimeve të prokurorisë, gjithçka ka nisur në vitin 2015 kur personi identifikuar si B.Zeneli nga Tepelena ishte interesuar për nxjerrjen nga burgu të kunatit.
Por si u shfaq Amarilda Leka në skemën e këtij mashtrimi?
Me anë të një komunikimi në rrjetet sociale Facebook ku ajo prezantohej se ishte gjyqtare e Krimeve të Rënda dhe kishte studiuar në Amerikë, 33-vjeçarja ka njohur një person më inicialet J.G të cilin e prezantonte sit ë fejuarin e saj.
Nga deklarimet e personit që Amarilda Leka e prezantonte si të fejuar, aiJ.G është shprehur, se “është njohur me Amarilda Lekën me anë të rrjeteve sociale dhe konkretisht Facebook. Amarilda i është prezantuar si gjyqtare pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Ajo i ka thënë që “- kam mbaruar shkollën në Amerikë dhe kur u ktheva në Shqipëri kam punuar si sekretare pranë një ish-ministreje, të cilën nuk ja mbaj mend emrin. Një ditë ai ka qene në një kafe së bashku me Amarilda Lekën dhe një person tjetër, i ka thënë Amarildës në muhabet e sipër se “- kam një mikun e babait që ka një hall, të lutem bisedo ta ndihmosh-”.
Amarilda i tha që “-do shoh çfarë do bëj, por ma sill ta takoj”.
J.G kishte njohje me persona të tjerë që njihnin pjesëtarët e fisit Zeneli që kërkonin lirimin e të burgosurit për të cilin do të angazhohej gjyqtarja e rreme.
Fillimisht ajo ka marrë 50 mijë euro dhe më pas dy këste nga 5 mijë euro, por kur ajo u arrestua disa kohë më parë, B.Zeneli ka kërkuar paratë tek personi me inicialet J.G.
J.G për disa kohë ka premtuar se paratë do të ktheheshin sapo të dilte nga burgu Amarilda Leka e cila të fejuarit të saj i kish thënë se kish punuar edhe si sekretare e një ministri.
Por pasi B.Zeneli nga Tepelena vuri re se paratë nuk po i merrte dhe Amarilda Leka e cila kish dalë nga burgu, dhe personi që ata njihnin si të fejuarin e saj, po i shmangeshin takimit me të, ai ka bërë kallëzim penal para Oficerëve të Policisë Gjyqësore.
Ky hetim ka nisur në vitin 2018 dhe Dhoma Penale pranë Gjykatës së Tiranës e la në qeli Amarilda Lekën, e cila sapo kish dalë nga burgu po për mashtrime të mëparshme dhe ishte arrestuar nga policia.