Gazetari shkodran Zef Nika i cili prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë, në 60-vjetorin e lindjes u nderua me dy tituj “Mirënjohje” nga Shoqata Atdhetare “Dukagjini” dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptar për kontributin e tij të vazhdueshëm si gazetar dhe publicist.

Vetë gazetari Nika falenderon të gjithë ata që vlerësuan kontributin e tij të gjatë në fushën e medias por edhe më gjërë.

Zef Nika deri në vitin 2008 kontribuoi në mediat lokale të Shkodrës si gazetar, më pas emigroi bashkë me familjen drejt Belgjikës ku jeton dhe punon aktualisht. Edhe pse prej 15 vitesh ndodhet jashtë Shqipërisë sërish ka mbajtur lidhje si dhe ka vijuar kontributin për vendin e tij dhe komunitetin shqiptar në Belgjikë.

Artikulli paraprakDY AKSIDENTE NË LEZHË, NJË I PLAGOSUR
Artikulli tjetër“TINGUJT E VERËS”, NISIN KONCERTET NË SHKODËR