Universiteti i Shkodres “Luigj Gurakuqi” feston 60-vjetorin e krijimit te tij dhe ne mjediset e teatrit “Migjeni” eshte organizuar nje ceremoni ku i pranishem ka qene edhe Presidenti i Republikes se Shqiperise, Ilir Meta.
Ne fjalen e tij rektori i ketij Universiteti Adem Bekteshi falenderoi te gjithe pedagoget e rinj dhe veteran qe e kane bere Universitetin e Shkodres lider. Ai tha se ky institucion ka problematika por qe shihen si sfida qe te gjithe se bashku do i tejkalojne. Presidenti Ilir Meta cmoi veprimtarine e universitetit “Luigj Gurakuqi” ne keto 60 vite, teksa tha se detyra e tij tashme eshte ti pershtatet globalizimit duke tekjaluar te qenurit modest , ndersa kerkoi qe studenteve tu krijohen aftesi dhe mundesi qe i pershtaten tregut te punes ne menyre qe te rinjte te mos largohen nga vendi.
Profesor Dhimiter Dhora ka marre titullin “Mjeshter i Madh” te akorduar nga Presidenti i Republikes Ilir Meta ne ceremonine e mbajtur per 60-vjetorin e Universitetit te Shkodres. Per 40 vite ai ka punuar si pedagog ne kete Universitet me perkushtim dhe pasion per punen e tij. Ndersa me pas universiteti ka akorduar tutuj mirenjohje per disa pedagoge mes te cileve dhe per te ndjerin Gilman Bakallli.
Pas ceremonise presidenti meta nuk ehste larguar nga shkodra por ka preferuar te konsumoje nje takim miqesor me drejtues te univestitetit. Ai ka zgjedhur ambjentet e Hotel “Colosseo” ku ka qendruar per afro 40 minuta duke mesuar keshtu nga afer zhvillimet jo vetem ne univeristetin e shkodres por edhe sa i takon qytetit te Shkodres.