Prej disa ditësh gjyqtarë dhe prokurorë nga i gjithë vendi po dorëzojnë tre formularët që do të shërbejne per te kryer proçesin e rivleresimit, të njohur ndryshe si vettingu.

Mësohet se deri mbremjen e se shtunës, në Inspektoriatin e Lartë te Deklarimit të Pasurive, numri i dorezimeve ka shkuar në mbi 600 formularë, ku secili nga gjyqtarët dhe prokurorët ka pershkruar te dhenat e te ardhurave gjatë viteve dhe të pasurive të krijuara, të cilat do ti nënshtrohen proçesit të kontrollit.

E njejta shifër rezulton edhe në zyrat e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, një tjetër institucion ky që merret me mbledhjen e formulareve për të dhenat ne lidhje me itegritetin profesional. Ndërkohë fluks dorezimesh ka patur edhe në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme, ku dorezohen formularët e të dhenave profesionale. Afati i dorezimeve është mesdita e se martës. Nëse brenda ketij afati, prokuroret apo gjyqtaret nuk do të dorezojne formularët, atëherë ata largohen nga detyra.

Dorezimi i formularëve eshte faza e parë e vettingut, ndersa kontrolli i te dhenave per secilin gjyqtar do te nisë në kohen që do te ngrihen Komisionet e Vlerësimit. Në të gjithe vendin jane aktualisht rreth 800 gjyqtarë dhe prokurore, të cilët do ti nenshtrohen vettingut.

Artikulli paraprakPD: DRAMA SOCIALE NË VEND RRITET
Artikulli tjetërTENSIONE EDHE PAS TAKIMIT NË BRUKSEL