Situata e krijuar nga përmbytjet në Lezhë është përmiresuar.Sipas të dhënave zyrtare të emergjencave, në njësinë administrative Dajç e Blinisht uji është tërhequr plotësisht nga tokat bujqësore dhe rruget të cilat ishin të përmbytura janë të kalueshme. Ndërsa në në njësinë administrative Balldren, vijon të jetë nën uje 600 ha tokë bujqësore në fushen e Torovicës.
Në rrugen që lidh Malecajt me Torovicën niveli i ujit ka rënë dhe ky aks është i kalueshem për të gjitha llojet e automjeteve.Emegjencat bëjnë me dije se
Hidrovoret janë në gadishmëri të plotë, por po punojnë me kapacitet të reduktuar, për shkak të uljes së nivelit të ujit, por vetëm për të ruajtur parametrat. Këtu bën përjashtim hidrovori i Balldrenit, i cili punon me kapacitetin të plotë, me kuotë rreth -1.2 m.
Ndërkohë Lumi Drin është në kuotën +0.4 m nga +2.0 m kuote kritike, pra kemi rënje me rreth 10 cm që nga raportimet e e një ditë më parë.Gjithashtu edhe
Lumi Gjadër ka rënë në kuota normale.