Luc Rrokaj prej 4 vitesh vuan nga sëmundja e diabetit. Sëmundjen, ai tregon se fatkeqsisht e ka të trashëguar nga nëna e tij, pasi edhe ajo vuante nga diabeti. Rrokaj shprehet se jetesa për të është bërë edhe më e vështirë pas diagnostikimit me këtë sëmundje. Për shkak të dridhjeve të trupit që kjo sëmundje I shkakton, 61 vjeçari tregon se është detyruar që të lërë edhe punën.
61 vjeçari thotë se shpesh herë detyrohet të marrë edhe borxh pasi e ka të vështirë të përballoje jetesën vetem me 100 mijë lek në muaj që merr nga kempi.
Luc Rrokaj jeton në Bajzë të Malësisë së Madhe së bashku me bashëshorten e tij. Ai I bën thirrje shtetit që ta ndihmojë pasi jeton në kushte tejet të vështira.