Mbi 6200 pushues kanë marrë shërbim në qendrën shëndetësore verore në plazhin e Velipojës prej 15 qershorit. Shifrat I ka bërë të ditura infermierja Vjollca Vocaj ndërsa shton se krahasuar me një vit më parë ka patur një dyfishim të fluksit të vizitave.

Për përballimin e këtij fluksi vizitash dhe rastesh emergjente, infermierja Vjolla Vocaj tregon se kanë gatishmëri kanë qenë tre grupe.

Teksa sezoni turistik është në mbyllje, plazhi I Velipojës vijon të jetë tejet I populluar, kryesisht nga pushues të moshës së tretë. Bluzat e bardha këshillojnë që pikërisht kjo grupmoshë të tregohet shumë e kujdesshme gjatë ekspozimit në diell por edhe frekuentimit të detit.

Artikulli paraprakVLLAZNIA E FEMRAVE GATI PËR SFIDËN E PARË
Artikulli tjetërTEPE, BANORËT NDOTIN ZONËN E PASTRUAR NGA BASHKIA