Një 65-vjeçar është rrëzuar nga soleta e një pallati të vjetër i 5 katësh në lagjen “Pavarësia” në Vlorë ndërsa po rregullonte bolierin.

Mësohet se ai ra nga soleta e pallatit në sheshpushimin e katit të pestë. Lartësia nga e cila ra nuk ka qenë më shumë se 2 metra, por ka marrë dëmtime të mëdha si pasojë edhe e moshës së thyer.

Raportohet se i lënduari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Artikulli paraprakMIRATOHET “ANTI-SHPIFJA”, 82 DEPUTETË VOTOJNË PRO NË KUVEND
Artikulli tjetërARRESTOHET SHQIPTARI, VODHI SMARTPHONE NË QENDRËN TREGTARE