Janë mbushur 65 vite që nga vënia në skena e operas së parë shqiptare “Mrika” të kompozitorit të shquar shkodran Prenkë Jakova. Në këtë 65 vjetor në teatrin “Migjeni” u risollën në skenë disa prej pjesëve më të njohura të kësaj vepre historike të artit shqiptar.
Kompozitori Gjon Shllaku thotë se opera “Mrika” e Prenkë Jakovës vijon që të jetë një vepër frymëzuese ndërsa duhet të shërbejë edhe si një sinjal për të rikrijuar filarmoninë që Shkodra kishte dikur.

Muzikologu Ridvan Karakaçi shprehet se Prenkë Jakova është një figurë e madhe e artit shqiptar që rrallë herë mund të përsëritet ndaj edhe nevojitet një vlerësim tjetër për të.
Për herë të parë muzikologu Karakaçi flet edhe për vetëvrasjen e trishtë të Prenkë Jakovës në vitin 1969 i cili i dha fund jetës në moshën 52 vjeçare në mënyrë misterioze kur kishte arritur kulmin e tij duke u munduar që të hedhë dritë mbi këtë ngjarje që shkoi botën e artit asokohe.

Kompozitori Markelian Kapedani thotë se këto vepra madhore si opera e “Mrika” e Prenkë Jakovës janë lënë në plan të dytë por vijon që të jetë kolosale ndërsa tregon vështirësitë e muzikantëve të sotëm për të krijuar kompozime të tilla historike.

Publiku i përzgjedhur shijoi pjesët e operas “Mrika” të Prenkë Jakovës nga artistët dhe orkestra simfonike dhe universiteti i arteve, organizuar nga qendra kulturore “Pjetër Gaci” dhe shoqata artistike që mban emrin “Prenkë Jakova”.

Artikulli paraprakI RIU ITALIAN NË SHËRBIM TË BLEGTORËVE
Artikulli tjetërBISEDË ME SHKRIMTARIN PRIMO SHLLAKU