Është zhvilluar ceremonia festive e 65- vjetorit të krijimit të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Në këtë ceremoni morën pjesë pedagogë që kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite, por edhe përfaqësues të universiteteve nga Ballkani me të cilët bashkëpunon universiteti I Shkodrës. Rektorja Suzana Golemi tha se në këto 65 vite janë diplomuar më shumë se 40 mijë studentë.

Zv/ministrja e Arsimit Albana Tole vlerësoi punën e bërë në kërkimin shkencor të pedagogëve ndër vite.

Në këtë ceremoni iu akordua titulli “Doctor Honoris Causa” akademikut Vehbi Hoti ndërsa profesorit Dhimitër Dhora iu akordua titulli “Professor Emeritus”.

Në kuadër të 65- vjetorit të krijimit të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në datat 27 dhe 28 tetor zhvillohet konferenca ndërkombëtare “Prespektivat e reja në zhvillimin global, kërkim dhe inovacion”

 

Artikulli paraprakARTIZANIA NGA ULQINI QË PRODHON REÇELIN E ULLIRIT
Artikulli tjetërPRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN MBËRRIN NË SHQIPËRI, RAMA E PRET ME CEREMONI ZYRTARE