Cristiano Ronaldo ka realizuar sërish, kësaj radhe në derbin e Madridit kundër Atleticos i zhvilluar në “Santiago Bernabeu” që përfundoi 1-1.

Ky ishte goli i 650-të i portugezit në karrierë me Manchester United (118), Sporting Lisbona (5), Real Madrid (446) e Kombëtaren e Portugalisë (81).

Ronaldo gjithashtu realizoi golin e 20-të në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, me mesatare 2 gola për ndeshje. Kjo e dëshmon më së miri formën fantastike nëpër të cilën po kalon portugezi.

Goli kundër Atleticos ishte i 40-ti këtë sezon për portugezin në 37 ndeshje, i pari që e arrin këtë edicion, duke kaluar Lionel Messin, që me tripletën kundër Leganes shkoi në 39 finalizime deri më tani.

Ky është sezoni i tetë me radhë që Ronaldo shënon së paku 40 gola me fanellën e Realit, sezoni më i mirë është ai më 2014-2015, ku kishte realizuar 61 gola.

Leo Messi ka shënuar në 8 sezone së paku 40 gola (rekordin e mban më 2011-2012 me 73 gola) dhe duke parë që kanë mbetur edhe shumë ndeshje deri në fund, kjo shifër do të kalohet nga argjentinasi, i cili do të jetë i pari me 9 sezone me së paku 40 gola në të gjitha garat.

Artikulli paraprakBISEDIMET PËR ÇARMATIM BËRTHAMOR, KIM JONG UN GATI TË TAKOHET ME PRESIDENTIN TRUMP
Artikulli tjetërSKANDALI I TË DHËNAVE, FACEBOOK DO KONTAKTOJË ME 87 MILIONË PËRDORUES TË RRJETIT SOCIAL