Gjatë ditës së sotme pritet të nisë lirimi i 670 të dënuarve të parë që përfitojnë nga amnistia e miratuar në fund të vitit 2016.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve bënë me dije se aktualisht janë ende duke përpiluar listat e të dënuarve që përfitojnë nga amnistia dhe më 14 janar do të lirohen të burgosurit e parë. Të dënuarit e parë që do të lënë qelitë janë gratë dhe burrat e moshuar ndërsa më pas do të lirohen të rinjtë e dënuar për vepra të lehta penale. Në fazën e dytë të aplikimit të amnistisë do të aplikohen uljet e dënimit nga 1 muaj deri në 1 vit për personat të cilët kanë ende mbi 3 vite burg për të shlyer nda dënimet e dhëna prej gjykatave.

Artikulli paraprakJA KATEGORITË E PENSIONEVE QË DO TË RRITEN NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërQEVERIA E SERBISË NUK HEQ DORË NGA EKSTRADIMI I RAMUSH HARADINAJT