Serish drogë në bregdetin e Vlores. Gjate ditës së sotme është sekuestruar një sasi rekord në një magazinë në Karaburun. Kanë dalë detaje të reja në lidhje me drogën e sekuestruar në Vlorë.
Ndërkohë që burime nga policia bëjnë të dtur se eshet arrestuar Benardo Nezhaj 29 vjeç banues në fshatin Dukat i Ri. Ndërkohë që pas peshimit sasie e grogës së bllokura në bregdet eshte 671 kiligramë e gatshem për tu trafikuar në Itali.
Droga është gjetur në vendin e çuajtur Deport Valanidhit në gjirin e Brestanit.
Pranë magazinës janë gjetur edhe mushka të cilat janë përdorur për transportin e drogës nga zona të tjera në këtë magazinë.
Ne njoftimin e policisë thuhte se: Arrestimi i 29-vjeçarit u krye pasi në Gadishullin e Karaburunit, në vendin e quajtur “Depot e Valanidhit, iu gjetën dhe sekuestruan 671 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe 200 litra benzinë në 8 bidona plastik.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerë shtetasve të përfshirë në ketë veprimtari antiligjore”. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.