NISHANI: KY ËSHTË PËRKUJTIMI I NJË SFIDE MONUMENTALE .
Postriba ka përkujtuar 68-vjetorin e kryengritjes së parë antikomuniste në vend.Ceremonia e përvitshme e kthyer në traditë për komunën Postribë “Nderi i Kombit”, solli sivjet në festime edhe Presidentin e vendit, Bujar Nishani.Gjithashtu nuk munguan në përkujtimin e kësaj date të shënuar edhe historian, deputetë të parlamentit Shqiptar, drejtues vendorë dhe banorë të zonës.
Për Presidentin e Republikës, Bujar Nishani ky është përkujtimi i një sfide monumentale dhe se kjo datë duhet vlerësuar me gjithë lartësinë e sajMë pas historiani Uran Butka dhe Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë Besim Ndregjoni u ndalën tek rendesia e kësaj date.Ndregjoni ishte i ashpër kur kritikoi klasën politike që në këto 24 vite nuk ka bërë asgjë për të dënuar krimet e komunizmit
Ishte 9 shtatori i vitit 1946, që shënoi revoltën e parë antikomuniste dhe me përmasat e mëdha që mori, u cilësua e para e këtij lloji jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Europën Lindore.