Gazment Bardhi, numri 2 i Partisë Demokratike ka kërkuar që të mblidhet Këshillim Kombëtar i PD-së, 2 ditë para zgjedhjeve.
‘Zbardhet vendimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi/Këshilli Kombëtar i PD mblidhet më datë 27 Korrik 2023
Sekretari i Përgjithshëm i PD ka vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD ditën e enjte, datë 27 Korrik 2023, ora 19.00. Bardhi ka thirrur mbledhjen bazuar në kompetencat që i njeh Statuti, që kur partia është pa kryetar, Statuti parashikon që është Sekretari i Përgjithshëm ai që ka të drejtën të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Mbledhja e Këshillit Kombëtar parashikohet të zhvillohet online dhe për organizimin e saj Sekretari i Përgjithshëm ka ngarkuar Sekretariatin e Këshillit Kombëtar.’- njofton Bardhi.