Mirënjohja, respekti dhe nostalgjia janë ndjesitë që na pushtojnë të gjithëve në një ditë të vetme.

Në një ditë që kushdo kthehet pas në kohë, bëhet nostalgjik dhe çuditërisht e ndien nevojën për të uruar dhe falënderuar ata persona, që kanë qenë gur themeli në krijimin e shumë brezave.E tille ishte atmosfera edhe ne shkollën e mesme te bashkuar Hajmel. Përfaqësueses te shkollës theksojnë se aktivitetet kane filluar qe ne ditët e par ate marsit. Te pranishëm ishin edhe drejtues te bashkisë Vau u Dejës uruan te gjithë mësuesit. Drejtues te bashkisë Vau i Dejës shprehen se Privilegjin e të qenët mësues e gëzojnë shumë persona, por ajo që duhet të dimë përveç faktit që të falë një sadisfaksion të veçantë, është dhe të qenët i vetëdijshëm për rëndësinë dhe ndikimin që ky profesion ka mbi krijimin e personalitetit të secilit nxënës. Pas urimeve vendin e zuri muzika dhe kërcimi. Per ore te tera te rinjtë dhe stafi pedagogjik u bene pjese e kësaj atmosfere.

Artikulli paraprakBIBLIOTEKA “MARIN BARLETI” KUJTON RILINDASIN FILIP SHIROKA
Artikulli tjetërNIS GJYQI NË GJYKATËN E APELIT PËR SAIT FISHTËN