Në kuadër të 25-vjetorit të krijimit të Medresesë Shkodër, Haxhi Sheh Shamia, kjo e fundit ka organizuar aktivitet me temë “Takim Brezash”, me rastin e 7 marsit, ditës së mësuesit.

Të pranishëm në këtë veprimtari ishin organizator të eventit nga shkolla, përfaqësues të shoqatës “Istanbul”, Myftinia dhe nga Drejtoria Arsimore Rajonale Shkodër, por edhe mësues, pedagog e nxënës ndër vite të këtij institucioni arsimor. Në fjalën e tij, drejtori i kësaj shkolle, Kujtim Dervishi, ka transmetuar urimet për ditën e mësuesit, pa harruar të theksoj rolin dhjetëra vjeçar të Medresesë. Në fjalën e tij, Arben Halluni, përfaqësues i Myftinisë Shkodër, thekson rolin që Haxhi Sheh Shamia ka patur gjithmonë në ofrimin e dijes. Gjatë këtij aktiviteti nuk kanë munguar edhe interpretimet e pjesëve artistike, të cilat u interpretuan nga nxënësit e kësaj shkolle.

Artikulli paraprakMINISTRI BUSHATI FIRMOS PETICIONIN PËR REFORMËN
Artikulli tjetërLUFTËTARI-VLLAZNIA MBYLLET ME RRJETA TË PAPREKURA