Sot është 7 marsi, festa e mësuesit. Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër Brisela Kadia zgjodhi që urimin e saj ta bëjë nga shkolla 9-vjeçare “Xheladin Fishta” teksa i dhuroi një buqetë me lule mësueses Mirjam Hasani e cila ka vitin e fundit të punës përpara daljes në pension.

Mësuesja Mirjam Hasani falenderon për këtë nderim që iu bë për punën e saj 40-vjeçare në sistemin arsimor.

Ndërkohë në të gjitha kopshtet dhe shkollat e Shkodrës nxënësit dhe prindërit uruan mësuesit e tyre në këtë 7 mars.

 

Artikulli paraprak7 MARSI, SHPENZIMET E SHKODRANËVE PËR MËSUESIT
Artikulli tjetërAKTIVITETET MES UJIT NË MEMORIALIN E “GJERGJ KASTRIOTIT”