7 prilli cilësohet si dita botërore e shendetit. Ndërkohë, duke ju referuar kësaj tematike, sa të shëndetshëm janë qytetarët shqiptarë? Kush është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve?

Këtyre pyetjeve I japin një përgjigje të mirëfilltë qytetarët Shkodranë të cilët cilësojnë ushqimet e pakontrolluara si arsyet kryesore te rritjes së diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare .

Ushqimet e pakontrolluara janë kthyer në një problematike të theksuar, duke filluar nga ato që tregtohen ne tregje e deri tek punishtet e konservimit të ushqimeve si ajo në qytetin e Shkodrës ku pak ditë më parë në magazinë janë gjetur sasi të konsiderueshme të prodhuara jashtë standarteve.

Edhe gjatë sondazheve rezultatet cilësojnë ushqimet e pakontrolluara si shkaktarë të sëmundjeve që dita ditës janë në rritje e sipas qytetarëve këto të fundit nuk janë dëgjuar më parë.

 

Artikulli paraprakKATASTROFË MJEDISORE NË BRIGJET E KIRIT
Artikulli tjetërKRESHMË ME TË VARFËRIT