Në orët e para të mëngjesit Shqipëria është zgjuar me dy lëkundje të fuqishme tërmeti të cilat kanë tronditur vendin duke sjellë edhe një panik qytetarët gjatë së dielës. Lëkundjet janë ndjerë përveç disa qyteteve të tjera edhe në Shkodër. Sipas institutit sizmiologjik euromesdhetar lëkundjet kanë qenë rreth 5.1 balle të shkallës Rihter me epiqendër në Bulqize me thellësi 10 km. 

Lëkundjet e para të mëngjesit janë ndjerë i pari rreth orës 7.20  me magnitudë 3.4 ballë të shkallës Rihter, i dyti në orën 7:26 më i fuqishmi 5.1 ballë. Tërmeti renditet i shkallës 4 dhe lëkundjet e tij janë ndjerë edhe në Mal të Zi e Maqedoni. Lëkundje të forta përveçse në Shkodër janë ndjerë edhe në disa qytete të tjera të vendit si Durrësi, Elbasani, Peshkopia, Kavaja e Lezha. Nga këto dy lëkundje nuk raportohen dëme materiale. Sipas Rrapo Ermenit, sizmiologut në Institucionin Gjeoshkencave tërmeti është mesatar që mund të shkaktonte dëme kryesisht tek ndërtesat e vjetra. Ermeni ka theksuar se tërmeti i orës 7:25 ishte më i fuqishmi dhe se nuk ka rrezik për valë të tjera tërmtesh në vend pasi ata po shkojnë drejt zbehjes. Megjithatë sipas departamentit të sizmiologjisë ka një aktivitet në ngritje sizmik të zonës jugore të Bulqizës dhe se mund të ketë edhe tërmete të tjera por nuk mund të përcaktohet shkalla e tyre. Kjo është hera e dytë që brenda një kohe të shkurtër Shkodra lëkundet nga tërmeti.

Artikulli paraprakPREMIERA E DRAMËS “KANDILI I ARGJANDIT”, NJE SUKSES NË SHKODËR
Artikulli tjetërCANAMETI: ËSHTË ULUR KRIMINALITETI NË SHKODËR