Një 7-vjeçare është rrezikuar të mbytet në plazhin e Ranës se Hedhur në Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur mesditen e se merkures, teksa vogelushja po lahej në det.

Kanë qenë pushues të tjerë të cilët kanë nxjerrë nga uji vajzën dhe kanë sinjalizuar bluzat e bardha në lidhje me rastin. E mitura është marrë nga autoambulanca bashkë me personalin mjekësor dhe po merr mjekim në spitalin rajonal të Lezhës.

Siguria ne plazhe vijon te mbetet problem edhe kete sezon veror, pasi ne pjesen me te madhe te bregdetit mungojne vrojtuesit.

Artikulli paraprakSHTOHEN TË MOSHUARIT E VETMUAR
Artikulli tjetërRIPARIM URËS SË BAHÇALLEKUT