Dy persona të dyshuar janë ndaluar në Korçë, teksa janë zbardhur dhe dokumentuar 7 vjedhje të ndodhura dy muajt e fundit në qytetin në fjalë.

Kështu janë ndaluar shtetasit në kërkim L. E., 44 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe A. K., 19 vjeç, banues në Korçë.

44-vjeçari, është ndaluar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim për pesë vjedhje të ndodhura përgjatë muajve dhjetor, janar dhe shkurt në Korçë, ku si rezultat i punës hetimore të kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve, ky shtetas dyshohet se iu ka vjedhur pesë qytetarëve, celularët respektivë të tyre të markës “Samsung”, një prej të cilëve iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa ndaj shtetasit A. K., Gjykata e Shkallës së Parë Korçë me vendimin e datës 11.02.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas është autor i dyshuar i dy vjedhjeve ngjarje të ndodhura në lagjet nr. 7 dhe 12, ku në dyqanet e dy qytetarëve 19-vjeçari, ka vjedhur një sasi lekësh dhe 10 steka cigare.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakTRE MJETE PËRFSHIHEN NË AKSIDENT, 5 PERSONA TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërAKSIDENT NË PYLLIN E SODËS, NJË PERSON NË GJENDJE TË RËNDË