Është mbajtur paraditen e kësaj të hëne në Tiranë një ceremoni me rastin e 7-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Ceremonia është hapur me një fjalim të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, i cili anëtarësimin e vendit në Aleancën e Atlantikut të Veriut e ka cilësuar si “një ngjarje të madhe”. Ndërsa ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në fjalën e tij është shprehur krenar që, flamuri shqiptar valëvit në selinë e NATO-s prej 7 vjetësh. “Anëtaresimi në NATO e ka kthyer Shqipërinë në një vend të sigurt në rajon”, ka thënë Bushati, i cili ka falenderuar aleatët strategjikë të Shqipërisë. Në të njëjtat linja, ministrja Kodheli ka vlerësuar se, “sot përkujtojmë një nga arritjet më të mëdha për sigurinë e vendit”. “Sot ushtarët shqiptarë japin kontributin e tyre në Afganistan e Irak. Tashmë, misionet paqeruajtëse janë kthyer në traditë të trupave ushtarake shqiptare. Jemi në gjendje të tregojmë vlerat më të mira të një force të armatosur”, ka thënë Kodheli.

Artikulli paraprakSHPERTHEN SKANDALI “PANAMA PAPERS”, KRERE SHTETESH ABUZIME ME LLOGARITE
Artikulli tjetërOLTI MARKU KËRKON “VETË NJË NATË”…