70 muzikantë nga Gjermania, koncerte në Tiranë e në Shkodër

Kammerchori i ri në Heidenheim, është një kor me zëra të rinj të zgjedhur. Tashmë ai ka arritur sukses të madh në garat ndërkombëtare që në vitin 2005, 11 diploma ari, dy diploma argjendi. Gjithashtu përfshihen edhe disa çmime brenda Gjermanisë, më së fundi për herë të pestë “Çmimi i Korit të Gjuhës Gjermane të Landit Baden-Württemberg”. Çdo vit, kori ndërmerr një turne të madh koncertesh dhe deri tani ka shkuar në Armeni, Letoni, Belgjikë, Francë, Itali, Argjentinë, Afrikeë e Jugut, Namibi dhe Brazil. Rregullisht, kori angazhohet për ngjarje të mëdha dhe është bërë kështu ambasador i qytetit të Heidenheimit dhe e gjithë Gjermanisë. Këngëtarët e rinj nga Gjermania jugore gjatë qëndrimit të tyre një-javor nuk do të njohin vetëm kulturën dhe peizazhin natyror dhe resurset turistike te Shqipërisë, por edhe dy kore prestigjioze në vend, korin e universitetit te Arteve drejtuar nga Prof. Suzana Turku dhe korin e Liceut Artistik Jordan Misja drejtuar nga Mira Alliu dhe bashkërisht do të mësojnë dhe të këndojnë kënge në shqip dhe gjermanisht

Artikulli paraprakMAS KALLËZON 6 PËRGJEGJËS TË ZYRAVE ARSIMORE DHE 4 DREJTORË SHKOLLASH
Artikulli tjetërSHKATËRROHET GRUPI SHQIPTAR QE TRAFIKONTE DROGE