Ashtu siç e do edhe tradita, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka qenë i pari që ka vënë kurorë me lule dhe është përulur me nderim para monumentit ‘Nënë Shqipëri’. Më pas ai është ndjekur dhe nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi si dhe kryeministri Edi Rama,
Vetëm pak minuta më vonë, rreth orës 10:40 kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kreu homazhe tek Varrezat. e shoqëruar nga deputetët e kësaj force politike LSI ruan kështu spektrin e majtë, pavarësisht koalicionit me PD.
Ndërkohë që kurora me lule kanë vendosur edhe disa nga ambasadorët e BE-së në vendin tonë.Kujtojmë se debati për Festën e Çlirimit mbetet ende i ndezur në politikën shqiptare, ku e djathta ndjek të njëjtin model si gjatë mandatit të saj të parë qeverisës,
kur ndryshoi datën e kësaj feste, nga 29 Nëntori më 28 Nëntor, pasi sipas saj, kjo e fundit ishte zgjedhur nga regjimi komunist duke falsifikuar historinë.
Por, 29 Nëntori e fitoi sërish statusin e Ditës së Çlirimit kur e majta erdhi në pushtet, në verën e vitit 1997, kur me një ligj të posaçëm u kthye në festë zyrtare.Ndërkohë Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për 74-vjetorin e Çlirimit të vendit.
Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri shkruan “Mirëmëngjes dhe gëzuar ditën e Çlirimit”. Urimin shefi i qeverisë e ka shoqëruar me një foto pamje nga Varrezat e Dëshmorëve.